Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski pa përgjigje konkrete për përgjimet

Gruevski pa përgjigje konkrete për përgjimet

16 shkurt-Përveç Kryeministrit, në pyetjet e gazetarëve sot u përgjigj edhe prokurori publik Marko Zvrlevski, i akuzuar një ditë më parë nga LSDM-ja për refuzimin e padisë penale kundër ministrit të financave Zoran Stavrevski, pas sugjerimit nga ministrja e brendshme Jankullovska.

Kryeministri Nikolla Gruevski tani për tani nuk komenton por paralajmëron se së shpejti do të përgjigjet në detaje ndaj akuzave të Zoran Zaevit në opozitë. Kreu i qeverisë dhe VMRO DPMNE-së, shprehu qëndrimin e tij për koment mbi bombat e Zaevit, por edhe për përgjegjësinë e mundshme pas pohimeve të përgjimit të bisedave.

“Në lidhje me këto çështje kisha një konferencë për shtyp, në të cilën paralajmërova për një periudhë në të cilën do të ketë gjëra të tilla. Kam pasur një takim më herët apo disa takime, 4 takime me z. Zoran Zaev ku ai më ka informuar se në bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës siguroi materiale, ka marrë materialet të cilat synon t’i publikojë nëse nuk i mundësojmë krijimin e një qeverie teknike, diçka që unë nuk e pranova si kusht apo e refuzova. Dhe i kërkova çfarëdo që ka dhe dëshiron, le t’i publikojë lirisht. Pra, nga kjo pikëpamje nuk do të komentoja më shumë, por në periudhën në vijim do të dalë me komente më konkrete”, deklaroi Nikolla Gruevski- Kryeministër.

Përveç Kryeministrit, në pyetjet e gazetarëve sot u përgjigj edhe prokurori publik Marko Zvrlevski, i akuzuar një ditë më parë nga LSDM-ja për refuzimin e padisë penale kundër ministrit të financave Zoran Stavrevski, pas sugjerimit nga ministrja e brendshme Jankullovska. Prokurori publik tha sot se nuk do të komentonte pohimet e Social Demokratëve të opozitës, por mohoi se ka vepruar ndaj lëndës ku person i denoncuar ka qenë ministri Stavrevski.

“Unë si prokuror publik nuk kam vepruar në asnjë lëndë ku person i paditur ka qenë ministri i financave, z. Zoran Stavrevski. Prokurorët publikë që veprojnë ndaj padive janë absolutisht të pavarur në veprimin e tyre, dhe atyre iu intereson vetëm sasia dhe baza e dëshmive… baza e dyshimit e mbështetur në dëshmi dhe ky është Ligji. Prej meje askush nuk ka kërkuar të hedh poshtë ndonjë padi penale, e as unë kam kërkuar prej dikujt që ta bëjë këtë”, tha Marko Zvrlevski, Prokuror publik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *