Home / Lajme / Maqedoni / Han pritet të vizitoj Shkupin, do ti takojë krerët shtetëror

Han pritet të vizitoj Shkupin, do ti takojë krerët shtetëror

16 shkurt-“Këtë e dëshmoi ikja e Gruevskit nga komentimi i përmbajtjes skandaloze të bisedave të përgjuara. Këtë e vërteton edhe heshtja bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, dirigjentët në gjyqësi, Mijallkov, Stavrevski dhe Jankullovska. Më kot Gruevski mundohet me manipulime”, tha Shilegov

Ndërkohë, LSDM-ja opozitare ka reaguar menjëherë duke thënë se Nikolla Gruevski ka vërtetuar se ka kryer përgjimin bashkë me kusheririn e tij, drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Shilegov tha se Gruevski ka pranuar se me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ka ndërhyrë në gjyqësi, kanë kurdisur vendime gjyqësore, kanë zgjedhur dhe shkarkuar gjykatës sipas përshtatshmërisë partiake. “Këtë e dëshmoi ikja e Gruevskit nga komentimi i përmbajtjes skandaloze të bisedave të përgjuara. Këtë e vërteton edhe heshtja bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, dirigjentët në gjyqësi, Mijallkov, Stavrevski dhe Jankullovska. Më kot Gruevski mundohet me manipulime”, tha Shilegov. Sipas tij, prej dje opinion e kuptoi se kush ka shkelur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë duke apostrofuar këtu kryeministrin Gruevski dhe disa bashkëpunëtorë të tij, mes tyre edhe prokurorin publik, Marko Zvërlevski, i cili tha se paguhet nga qytetarët t’i mbrojë interesat e tyre. “Zvërlevski në vend që të ngre procedurë për përgjimin skandaloz dhe ndërhyrjen e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor, sot me deklaratën e tij vetëm vërtetoi se është partiak dhe jo prokuror publik i Republikës së Maqedonisë”, akuzoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han, sonte pritet të zbret në Shkup. Gjatë vizitës së tij të parë në vend, Han pritet t’i takojë krerët shtetërorë si dhe liderët e partive politike. Zyrtari i lartë evropian megjithatë nuk dihet nëse do të sjell ndonjë plan për kapërcimin e krizës politike veçanërisht pas situatës së re politike të krijuar pas shpërthimit të ‘bombave’ të Zaevit, apo vetëm do të njihet me zhvillimet drejtpërdrejtë nga palët e përfshira. Komisioneri evropian Johanes Han, disa herë tërhoqi vërejtjen se Brukseli nga afër ndjek zhvillimet në vend, ndërkohë që për rastin ‘Puçi’ kërkoi proces të drejtë dhe transparent gjyqësor si dhe respektimin e presumimit të pafajësisë. A

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *