Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj mbetet qytetarë nderi i Tetovës

Haradinaj mbetet qytetarë nderi i Tetovës

26 shkurt-Ish Ministrisi I Pushtetit Lokal Nevzat Bejta kishte thënë se do të hedh poshtë vendimin e inspektoraitit të pushtetit lokal dhe se kishte ëprkrah ndarjen e titullit qytetarë nderi për Ramush Haradinajn. Ndryshe, me propozim të ish kryetarit të komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së, Sadi Bexheti dhe me votat e të gjithë këshilltarëve shqiptarë Haradinaj u shpall qytetarë nderi i Tetovës.

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetarë i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, mbetet qytetarë nderi I komunës së Tetovës.Këtë e ka konfirmuarë edhe I gjykata kushtetuese pas kundërshtimit të drejtorit të inspektoratit për pushtete lokal Vanço Shejtanski I cili tha se do të anulojë vendimin e këshillit të komunës së Tetovës për shpalljenn e Ramushit Qytetar nderi të komunës së Tetovës.Edhe pse vendimi për shpalljen e Ramush Haradinajt për qytetarë nderi i komunës së Tetovës u votua nga shumica e këshilltarëve të komunës së Tetovës gjatë vitit 2013, këshilltarët maqedonas e braktisën këtë mbledhje të këshillit komunal.Ceremonia kryesore u mbajt me 4 shkurt të vitit 2013 ku mijëra qytetarë të Tetovës kishin dalë para komunës së Tetovës për të nderuar ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe njërit prej komandatënve më emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shpalljen e Ramushit qytear nderi në atë kohë ka reaguar edhe njeriu i parë i ish forcave të sigurisë Maqedonase Stojançe Angelov me disa antarë nga partia e tij “Dinjiteti” ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr të gjitha masat ligjore për të mos lejuar shpalljen e Ramush Haradinaj si qytetar nderi të Tetovës.Ai tha se Haradinaj ka luftuar kundër maqedonasve në vitin 2001 ndërsa vendimi i komunës është anti-ligjor sepse nuk ka respektuar parimin e Badenterit.Titulli Qytetar Nderi, Haradinajt iu nda nga ish kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.Drejtori i inspektoratit të pushtetit Vanço Shehtanski thotë se nuk do të komentojë deri sa të shohë shpjegimin me shkrim me të cilin u hodh poshtë iniciativa.Sipas tij, atëherë inspektorati e ndërpreu vendimin e këshillit komunal dhe vendosi ta lënë deri atëherë kur të vendos gjykata kushtetuese e cila e ka fjalën e fundit, tha Shehtanski.Ndërkaq, kushtetuesja ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në vendimet dhe aktet e komunës. “Ky vendim i ankimuar është akt i veçantë. Ka të bëjë me subjekt të caktuar pra komunë dhe zotëri Haradinajn”, prandaj si gjykatë nuk mund të ndërhyjmë në këta akte”, thonë nga kushtetuesja. Ish Ministrisi I Pushtetit Lokal Nevzat Bejta kishte thënë se do të hedh poshtë vendimin e inspektoraitit të pushtetit lokal dhe se kishte ëprkrah ndarjen e titullit qytetarë nderi për Ramush Haradinajn. Ndryshe, me propozim të ish kryetarit të komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së, Sadi Bexheti dhe me votat e të gjithë këshilltarëve shqiptarë Haradinaj u shpall qytetarë nderi i Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *