Home / Lajme / Maqedoni / I riu nga Tetova ndërron jetë në SHBA, grumbullohen donacione për sjelljen e kufomës

I riu nga Tetova ndërron jetë në SHBA, grumbullohen donacione për sjelljen e kufomës

22 Shkurt – Familja Murtezani nga Tetova kërkon ndihmën tonë , prandaj luten njerëzit që të japin donacion për ta sjellur Ardonitin që ta varrosin në Tetovë

Dje, familja Murtezani nga Tetova u përballua me një tragjedi. Në SHBA ndërroi jetë djali i tyre Ardonit Murtezani.
Ardoniti ishte i moshës 23 vjeçare dhe shkak i vdekjes sipas burimeve jozyrtare është gjakderdhja në tru.
Meqenëse kostoja e transportit të kufomës është e lartë, është hapur edhe një llogari për të donuar mjete që do të mundësonin bartjen e kufomës së Ardonitit në Tetovë me qëllim që eshtrat e tij të prehen në vendlindje.
Linku ku mund të bëhet donacioni dhe ku mundet të meren më shumë informata është në vazhdim:
DONACION

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *