Home / Lajme / Botë / iPhone i eksplodon në xhep, padit Apple-in

iPhone i eksplodon në xhep, padit Apple-in

28 Shkurt – Një burrë ka pësuar djegie të shkallës së tretë pasi iPhone 5C i ka eksploduar në xhep ndërsa ka paralajmëruar se do të padisë kompaninë Apple.

Një burrë ka pësuar djegie të shkallës së tretë pasi iPhone 5C i ka eksploduar në xhep ndërsa ka paralajmëruar se do të padisë kompaninë Apple.

Erik Johnson ka qëndruar në spital për dhjetë ditë pasi telefoni i tij eksplodoi në xhep duke ia djegur këmbën e majtë.

Johnson, nga Long Island, New York, ka thënë se po merrte çelësat e veturës kur dëgjoi “shpërthimin” në xhepin e tij.

“Këmba filloi të merrte flakë”, ka thënë ai.

“Më është dashur t’i heq pantallonat. Disa njerëz më thoshin se po nuhasnin erën e trupit tim të djegur”.

Johnson ka insistuar se do të padisë kompaninë e cila ka shprehur shqetësimin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjithashtu lexo

Po rrëshqiste në tobogan me miqtë, rrëzohet dhe lëndon rëndë qafën dhe shpinën – pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video, +16)

Toboganët e mëdhenj të montuar në pishina ofrojnë adrenalinë dhe një përvojë unike. Megjithatë, shpesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *