Home / Lajme / Botë / ISIS kërcënon Italinë: Jemi në jug të Romës

ISIS kërcënon Italinë: Jemi në jug të Romës

Itali, 16 Shkurt – Mbi Tripoli, kryeqytetin e Libisë, tashmë është ngritur flamuri i Shtetit Islamik.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë militantët e ISIS kanë marrë në zotërim një pjesë të kryeqytetit, pas zonave që kishin marrë në kontroll pak ditë më parë.

E gjithë situata e tensionuar në Libi, ka përcjellë ankth në Itali, e cila është vetëm 400 km larg nga Tripoli, në rrugë detare. Veç kësaj, mediat italiane raportojnë se persona të armatosur me kallashnikovë, kanë kërcënuar ekuipazhin e një mjeti lundrues të Rojës Bregdetare italiane, e cila ishte afruar në afërsi të Tripolit, për t’i dhënë ndihmë gomoneve me emigrantë që drejtoheshin për në ishullin e Lampeduzës, vetëm rreth 100 km nga kryeqyteti i Libisë.

Ndërkohë, menjëherë Ministria e Jashtme e Italisë ka urdhëruar evakuimin e Ambasadës së saj në Libi dhe të shtetasve italianë që ndodhen në këtë vend.

Por kërcënimi për Italinë duket se bëhet edhe më serioz, pasi gjatë orëve të mbrëmjes, militantët e ISIS kanë publikuar një video, e cila sipas tyre është filmuar në brigjet e Tripolit, ku duken 21 pengje egjiptianë, të cilët ekzekutohen me prerje koke.

Në videon e titulluar “Një mesazh i shkruar me gjak për kombin e kryqit”, një militant i ISIS, kërcënon Italinë, duke thënë se tashme gjendemi në jug të Romës dhe do ta pushtojmë atë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *