Home / Lajme / Rajon / Izet Haxhia: Anton Berisha, miku i Berishës e Bukoshit, solli në Shqipëri atentatorët e Gligorovit

Izet Haxhia: Anton Berisha, miku i Berishës e Bukoshit, solli në Shqipëri atentatorët e Gligorovit

16 shkurt-
“I ka sjellë Tomë Berisha, një mik personal i Saliut nga Kroacia dhe mik i Bujar Bukoshit”, thotë Haxhia, ish truproje e Berishës.

Kiro Grigorov, presidenti i parë i Maqedonisë, u tentua të vritej më 3 tetor të vitit 1995, në orën 9:50, në rrugën para hotelit “Bristol” në Shkup.

Sulmi është kryer me automjet-bombë, kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëvizte nga rezidenca e tij në vendin e punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në një automjet “Citroen” ishin fshehur 20 kilogramë eksplozivë, i cili u aktivizua me telekomandë kur automjeti i Gligorovit ka lëvizur drejt ndërtesës së Kuvendit. Gligorov mbeti i plagosur rëndë në kokë, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski dhe një kalimtar i rastit. Po ashtu u plagos truproja e Gligorovit dhe dy kalimtarë të tjerë.

Kiro Gligorov ka vdekur më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94-vjeçare, ndërsa për autorët e atentatit ende debatohet sa herë vjen tetori.

Izet Haxhia thotë se atentatorët i solli miku “kroat” i presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi.

“I ka sjellë Tomë Berisha, një mik personal i Saliut nga Kroacia dhe mik i Bujar Bukoshit”, thotë Haxhia, ish truproje e Berishës. /Gazeta Dita/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *