Home / Lajme / Maqedoni / Jashari: Ndryshimet kushtetuese, marrëveshje Gruevski-Ahmeti

Jashari: Ndryshimet kushtetuese, marrëveshje Gruevski-Ahmeti

1 shkurt-Çdo deputet, me vetë faktin që është deputet, e ka edhe të drejtën diskrete në raste të caktuara. Megjithatë deputetët janë të pavarur në një mënyrë edhe pse kanë grup, kanë koordinatorë, megjithatë përsëri mendoj se për sa i takon votimit, vendim marrjes për çështje të caktuara, ata kanë të drejtën diskrete. Unë sidoqoftë jam ministër , nuk jam deputet, nuk jam koordinator’, u shpreh Adnan Jashari, ministër i drejtësisë.

Ndryshimet kushtetuese të cilat tanimë janë bllokuar në Parlament, ishin pjesë e marrëveshjes mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, për formimin e Qeverisë. Këtë e konfirmon vet ministri i drejtësisë Adnan Jashari, njëherësh propozues i ndryshimeve kushtetuese.

‘Ahmeti dhe Gruevski në momentin e formimit të Qeverisë janë marrë vesh që të hapen këto çështje lidhur me Kushtetutën dhe në këtë drejtim unë vërtetë nuk kam çfarë të shtoj. Por, do të doja të theksoj se si Ministri e drejtësisë kemi bërë gjithçka që është në kompetencat ligjore që këto çështje juridike, jo ato politike, të bëjmë përpjekje që ti përputhim të gjitha draft amendamentet e propozuara me vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe Komisionit Evropian’, tha Adnan Jashari, ministër i drejtësisë.

Duke komentuar qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese, të katër deputetëve të rebeluar të BDI-së, Jashari tha se është e drejtë e tyre se si do të votojnë.

‘Çdo deputet, me vetë faktin që është deputet, e ka edhe të drejtën diskrete në raste të caktuara. Megjithatë deputetët janë të pavarur në një mënyrë edhe pse kanë grup, kanë koordinatorë, megjithatë përsëri mendoj se për sa i takon votimit, vendim marrjes për çështje të caktuara, ata kanë të drejtën diskrete. Unë sidoqoftë jam ministër , nuk jam deputet, nuk jam koordinator’, u shpreh Adnan Jashari, ministër i drejtësisë.

Jashari në intervistën javore për Evropën e Lirë ka pranuar se në Maqedoni ka presioni mbi organet gjyqësore.

‘Unë nuk besoj se ka shtet në botë ku organet gjyqësore nuk kanë presione në ndonjë mënyrë, por nuk do të thosha se kanë presione të nivelit siç ka këtu tek ne. Si ministër i drejtësisë, me bashkëpunëtorët e mi u pajtuam që të përgatisim një strategji për reformim të sistemit gjyqësor në periudhën 2015-2020’, deklaroi Adnan Jashari, ministër i drejtësisë.

I pyetur për vërejtjet e Komisionit evropian për gjyqësorin, Jashari pranoi se sistemi gjyqësor në Maqedoni ka nevojë për reforma. Jashari nuk pranoi të komentojë rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski me arsyetimin se nuk dëshiron të kuptohet si presion ndaj gjyqësorit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *