Home / Lajme / Maqedoni / Johanes Hahn: Opozita të kthehet në Parlament

Johanes Hahn: Opozita të kthehet në Parlament

Shkup, 17 Shkurt – “Qëndrimi imë dhe i BE-së është se të gjitha partitë politike duhet debatin politik ta bëjnë në parlament dhe jo jashtë tij. Jam këtu që të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje nga kjo situatë politike. Opozita duhet të kthehet në parlament dhe atje të zgjidh të gjitha çështjet politike”, porositi euro-komisari Han.

Opozita të kthehet në Parlament dhe atje të zgjidhen të gjitha çështjet politike, porositi sot në Shkup, Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.

“Qëndrimi im dhe i BE-së është që të gjitha partitë politike, debatin e tyre politik duhet të zhvillojnë në Parlament, e jo jashtë Parlamentit. Këtu jam për të ndihmuar që të gjendet një rrugëdalje nga situata aktuale politike. Opozita duhet të kthehet në Parlament dhe atje të zgjidhen të gjitha cështjet politike”, deklaroi Hahn, pas një takimi me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov.

Diplomati evropian theksoi se ka shpresë që Republika e Maqedonisë do të vazhdojë me procesin e reformave dhe së shpejtë do të fillojë negociatat për në BE.

Ndërkaq, presidenti Ivanov tha se Maqedonia si një shtet demokratik patjetër duhet të tregoj pjekuri para sfidave të cilat janë prezentë në shoqërinë tonë. Sipas tij ato duhet të zgjidhen në rrugë institucionale dhe përmes një dialogu të hapur.

Presidenti Ivanov me këtë rast ka theksuar se vendi jonë plotësisht mbetet i përkushtuar në hapjen e negociatave dhe zbatimin e reformave për anëtarësim në BE. Ivanov ka nënvizuar se është e nevojshme që Këshilli Evropian ti shqyrtoj pasojat nga status kuoja dhe të gjendet mënyrë për valorizim të rekomandimeve pozitive që vijnë nga Komisioni Evropian.

Në këtë kontekst, presidenti Ivanov kërkoj angazhim më aktiv dhe mbështetje nga komisari Han, duke theksuar se pritja e gjatë për anëtarësim shkakton frustracione në shoqëri, jostabilitet në jetën politike si dhe tensione, ndëretnike.

Presidenti Ivanov riafirmoi qëndrimin e Maqedonisë me qëllim ndërtimin dhe përparimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal si dhe gatishmërinë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me qëllim kontributin për stabilitet dhe prosperitet të mbarë rajonit.

“Shembujt pozitiv në rajon, ecjes paralele drejt integrimeve dhe tejkalimit të dallimeve dypalëshe duhet të zbatohen edhe në rastin e Maqedonisë dhe fqinjit tonë jugorë”, ka theksuar Ivanov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *