Home / Lajme / Maqedoni / Jolevski: Sikur të kishte ‘puç’ ushtria nuk do të rrinte në kazerma

Jolevski: Sikur të kishte ‘puç’ ushtria nuk do të rrinte në kazerma

19 shkurt-Përveç ministrit të mbrojtjes Jolevski deri më tani askush nga zyrtarët e Gruevskit nuk ka dalë publikisht kundër pohimeve të tij se kemi të bëjmë me puç shtetëror.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski është ministri i parë që kundërshton Kryeministrin, Nikolla Gruevski lidhur me akuzat ndaj opozitës për aferën ‘Puç’. Jolevski thotë se në Maqedoni nuk ka ‘PUÇ’ ndaj institucioneve pasi siç tha nëse një shteti i ndodh ‘PUÇ-i’ atëherë me automatizëm ushtria duhet të marr udhëheqjen, kurse tek ne për momentin e gjithë ushtria ndodhet nëpër kazerma.

“Në praktikën ndërkombëtare, ushtria merr aktivitete të caktuara, por një rast të tillë nuk e kemi në Maqedoni. Ushtrinë e kemi nëpër kazerma që d.m.th ne nuk kemi një situatë të tillë. Organet e sigurisë në Maqedoni me kujdes po e ndjekin gjithë situatën në rajon por edhe më gjerë dhe ne në këtë moment po vazhdojmë me aktivitetet e rregullta me qëllim ndjekjen e kësaj situate. Unë nuk do të thoja asgjë më shumë lidhur me ato ngjarje, janë institucionet e shtetit përmes të cilave duhet të zgjidhet ky rast”, deklaroi Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.Ndërkohë kryeministri Gruevski para dy javësh në një konferencë për media tha se lideri i opozitës Zoran Zaev përmes dhunës ndaj përfaqësuesve të pushtetit dhe cenimit të rendit kushtetues po tenton të marr pushtetin.

Përveç ministrit të mbrojtjes Jolevski deri më tani askush nga zyrtarët e Gruevskit nuk ka dalë publikisht kundër pohimeve të tij se kemi të bëjmë me puç shtetëror. alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *