Home / Lajme / Maqedoni / Kërkohet dorëheqja e ministrit të Ambinetit Jetësor

Kërkohet dorëheqja e ministrit të Ambinetit Jetësor

25 shkurt-Pas lëvizjes ekologjike EcoGuerilla, edhe Lëvizja “Duam Çair të Pastër” ka reaguar duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi për shkak mos menaxhimit të situatës me ndotjen e madhe që i bëhet 300 mijë banorëve të Pollogut.

Në Maqedoni sërish janë shtuar zërat dhe kërkesat për dorëheqjen e ministrit të Ambientit Jetësor Nurhan Izairi.

Pas lëvizjes ekologjike EcoGuerilla, edhe Lëvizja “Duam Çair të Pastër” ka reaguar duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi për shkak mos menaxhimit të situatës me ndotjen e madhe që i bëhet 300 mijë banorëve të Pollogut.

“KËRKOJMË DORËHEQJEN PA KUSHT DHE TË MENJËHERSHËM të ministrit të ekologjisë z. Nurhan Izairi. Ky person mund të jetë gjithçka por jo edhe ministër i ekologjisë kur para syve të tij dhe mbi 300 mijë banorëve sheh dhe nuhat edhe vetë helmin që helmon tetovarët me rrethinë! Kërkojmë dorëheqjen pa asnjë kusht dhe të menjëhershëm të ministrit Izairi.” thuhet në komunikatën e tyre.

Ministri Izairi edhe pse vjen nga zona e Tetovës, ai deri tani nuk ka parandaluar ndotjen masive në këtë komunë, e cila është ndër vendbanimet më të ndotura në botë, për shkak të ngrohtores “Jugohrom”, që është një nga ndotësit më të mëdhenj në Maqedon

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *