Home / Lajme / Botë / Kerry akuzon direkt Putinin për Ukrainën

Kerry akuzon direkt Putinin për Ukrainën

26 Shkurt – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për destabilizimin e Ukrainës me “rrëmbim të tokave”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për destabilizimin e Ukrainës me “rrëmbim të tokave”.

Ai ka thënë se as Moska, as rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës nuk kanë respektuar marrëveshjen për armëpushim.

Ai ka shtuar se nëse “dështimi vazhdon” do të ketë pasoja të mëtejshme “që do vendosnin e presione të shtuara në ekonominë e dobësuar të Rusisë.”

Kerry i ka bërë këto komente para ligjvënësve amerikanë, derisa në Ukrainë duket se ka pasur reduktim të luftimeve.

Kievi ka thënë të mërkurën se nuk është shënuar asnjë viktimë, për herë të parë prejse armëpushimi ka hyrë në fuqi, më 15 shkurt.

Moska vazhdimisht ka mohuar se ka dërguar trupa dhe armatim në Ukrainë, në konfliktin që ka lënë të vrarë më shumë se 5.600 njerëz./REL/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *