Home / Lajme / Rajon / Komandant Dardani: Ne listë pash veteranë që kurrë pushkën me dore s’e kane kapur

Komandant Dardani: Ne listë pash veteranë që kurrë pushkën me dore s’e kane kapur

15 shkurt-“Aty pash veteran që kurrë pushkë me dorë nuk e ka kapur, kurse kanë mbetur jashtë listës njerëzit që vërtet kanë qenë pjesë e luftës dhe e betejave”, thotë Agushi për rajonipress.

Isa Agushi, i njohur me nofkën e luftës si komandant Dardani, është befasuar me listën e fundit të Zonës Operative të Karadakut.

“Aty pash veteran që kurrë pushkë me dorë nuk e ka kapur, kurse kanë mbetur jashtë listës njerëzit që vërtet kanë qenë pjesë e luftës dhe e betejave”, thotë Agushi për rajonipress.

Agushi tha se ka marrë shumë ankesa nga ushtarët e tij dhe se pret që këto ankesa të korrigjohen.

“Unë shpresoj që Komisioni do t`i shqyrtojë ankesat e drejta, sepse në të kundërtën po u hyhet në hak atyre që vërtet ishin pjesë e luftës, në të gjitha zhvillimet dhe fazat” tha ai.

Isa Agushi, i cili është edhe këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, tha se të gjitha ankesat që vijnë nga ushtarët e vërtet duhet të trajtohen me prioritet. /rajonipress

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *