Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës s’ka zyra për puntorët, kuvendi kërkon zyra deputetësh

Komuna e Tetovës s’ka zyra për puntorët, kuvendi kërkon zyra deputetësh

3 shkurt-Qëllimi i projektit, siç ceket në kumtesë, është të rritet komunikimi i drejtpërdrejtë me deputetët e zgjedhur dhe të sigurohet artikulim cilësor i interesave dhe nevojave të qytetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë edhe zhvillim i procesit të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Në koordinimin e rregullt te kryetari i Parlamentit, është sjellur vendim që komunat Qendër, Karposh dhe Tetovë të rikujtohen se janë të detyruara të sigurojnë hapësira për hapjen e zyrave të deputetëve. Në kumtesën e shërbimit për shtyp të Kuvendit ceket se në këto tre komuna ende nuk janë hapur zyre për kontakt me qytetarët.

“Sipas Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, neni 36 alinea 1, vetëqeverisja lokale siguron kushte adekuate (zyre) për realizimin e kontakteve dhe takimeve me qytetarët. Për këtë arsye, në koordinimin e sotëm është sjellë vendim, që edhe një herë të përkujtohen kryetarët e këtyre komunave që ta respektojnë Ligjin për Kuvendin, që, para së gjithash, është në interes të qytetarëve nga ato komuna”, qëndron në kumtesë.

Në vitin 2003 filloi projekti “Zyre për kontakt m qytetarët”, që Kuvendi e realizoi së bashku me BNJVL-në, si dhe me ndihmë nga NDI, USAID, IPD dhe Ambasada e Suedisë. Qëllimi i projektit, siç ceket në kumtesë, është të rritet komunikimi i drejtpërdrejtë me deputetët e zgjedhur dhe të sigurohet artikulim cilësor i interesave dhe nevojave të qytetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë edhe zhvillim i procesit të demokracisë së drejtpërdrejtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *