Home / Lajme / Maqedoni / Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

27 -LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë,Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në qafat malore Bukovë, Mavrovë, Strazhë dhe Krushevë, por bora nuk qëndron në rrugë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë,Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga LAMM informojnë se nesër në aksin rrugor A2 Ohër – Kërçovë (Vërbjan – Preskë), për shkak të minimit, komunikacioni do të jetë në ndërperje në periudhën nga ora 13:00 – 14:00.

Përkujtim për të gjithë vozitësit për obligimin ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale kohore. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2015

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *