Home / Lajme / Maqedoni / Kryesuesi i OSBE-së Ivica Daçiq për vizitë në Maqedoni

Kryesuesi i OSBE-së Ivica Daçiq për vizitë në Maqedoni

18 shkurt-Pritet që ai të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, si dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Serbia e filloi kryesimin me OSBE-në më 15 janar.

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Daçiq do të takohet me ambasadorin e OSBE-së Ralf Bret, ndërsa do të realizojë takim edhe me presidentin Gjorge Ivanov. Pritet që ai të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, si dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Serbia e filloi kryesimin me OSBE-në më 15 janar.

Kryesimi roton çdo vit mes anëtareve të OSBE-së, ndërsa vendimin e merr Këshilli ministror. Funksionin kryesues me OSBE-në e kryen ministri i Punëve të Jashtme të atij vendi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *