Home / Lajme / Maqedoni / Kuvend, debaton rreth ligjit për procedurë të përgjithshme administrative

Kuvend, debaton rreth ligjit për procedurë të përgjithshme administrative

10 shkurt-Në rend dite të Komisionit për sistem politik janë edhe propozim ligjet për plotësimin dhe për ndryshimin e ligjit për shërbim gjyqësor, për kryerjen e sanksioneve, për inspektim drejtues dhe për vëzhgim inspektim, me lexim të parë.

Përmirësimi i transparencës së procedurave administrative dhe rritja e besimit tek administrata publike, janë në mesin e Propozim ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, në lexim të parë, rreth të cilit sot duhet të debatojë Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Me propozim ligj, sipas arsyetimit, duhet të vendoset sistem i tërësishëm dhe i sinkronizuar në procedurën administrative, të nxitet praktika administrative e orientuar në shërbime dhe administratë publike profesionale si kusht themelor për zhvillim ekonomik, të mbështetet sjellja efektive dhe etnike e nëpunësve shtetëror dhe publik për mbrojtjen e interesit publik, të përmirësohet efikasiteti i miratimit të akteve administrative në dobi dhe në interes publik si dhe në interes të qytetarëve. Njëherit me ligji trasohet rruga që të fillojë me zbatimin e teknologjive bashkëkohore informatike-komunikative për porosinë e shërbimeve administrative (e-administracija), si dhe të harmonizohet administrata publike e Maqedonisë me standardet e BE-së.
Në rend dite të Komisionit për sistem politik janë edhe propozim ligjet për plotësimin dhe për ndryshimin e ligjit për shërbim gjyqësor, për kryerjen e sanksioneve, për inspektim drejtues dhe për vëzhgim inspektim, me lexim të parë.

Në Kuvend për sot janë përcaktuar edhe seanca të komisioneve për punë dhe politikë sociale dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *