Home / Lajme / Maqedoni / Lika – Ahmetit: Nuk kemi luftuar për këtë që kemi sot

Lika – Ahmetit: Nuk kemi luftuar për këtë që kemi sot

Shkup, 17 shkurt – “Nuk jemi të kënaqur nga ajo që kemi tash, sepse kjo nuk është ajo për cka kemi luftuar. Nuk guxojmë të lejojmë që koha të na i fshijë idealet për të cilat luftuam. Shpresoj që amaneti i tyre i freskët të reflektojë në qëllimet tona të freskëta, të mbajë të freskëta të gjitha ato veprimtari të cilat këto dëshmorë i kryen gjatë shërbimeve të veta dhe arritën të na mbledhin bashkë sot këtu pas 14 viteve”, theksoi Lika.

Me një akademi përkujtimore mbrëmë në Shkup u përkujtua 14 vjetori i fillimit të konfliktit të armatosur të UÇK-së në Maqedoni. Ky manifestim u organizua në bashkëpunim me SHVL të UÇK-së, dhe nën patronatin e komunës së Çairit.

Ky manifestim ishte organizur edhe për të përkujtuar dëshmorët e parë që ranë heroikisht me emblemën e UÇK-së dhe të cilët ranë për ideal kombëtar siç ishin figurat emblematike të Muzafer Xhaferit, Shpend Mazrekajt, Nijazi Sinanit, Qemal Shaqirit, Gazmend Arifit dhe Ilam Curit në Tanushë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në këtë ceremoni foli për përjetime dhe momente nga konflikti por edhe angazhimin për jetësimin e idealeve të gjithë atyre dëshmorëve të lirisë.

“Mbetet obligim dhe detyrim i joni që në çdo kohë t’i kujtojmë, në çdo kohë të punojmë, zbatim e jetësim i idealeve të tyre për të cilët ata kanë rënë”, theksoi Ahmeti.

Në këtë ceremoni foli edhe Hazbi Lika, i njohur si ish-komandant Çela i cili shprehu pakënaqësi se nuk ka të arritura që konsistojnë me idealet e dëshmorëve të rënë.

“Nuk jemi të kënaqur nga ajo që kemi tash, sepse kjo nuk është ajo për cka kemi luftuar. Nuk guxojmë të lejojmë që koha të na i fshijë idealet për të cilat luftuam. Shpresoj që amaneti i tyre i freskët të reflektojë në qëllimet tona të freskëta, të mbajë të freskëta të gjitha ato veprimtari të cilat këto dëshmorë i kryen gjatë shërbimeve të veta dhe arritën të na mbledhin bashkë sot këtu pas 14 viteve”, theksoi Lika.

Në këtë tubim folën edhe pjesëmarrës të tjerë si Rexhep Selimi si mysafirë nga Kosova, familjarë të dëshmorëve nga të gjitha trevat, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe të pranishëm të tjerë. Në kuadër të këtij përvjetori u organizuan edhe ceremoni të tjera, si promovim libri dhe homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *