Home / Lajme / Maqedoni / LSDM, të premten vendimi për bombat

LSDM, të premten vendimi për bombat

4 shkurt-“Argumentet dhe faktet që i posedojmë janë marrë nga shërbimet në Maqedoni, nga patriotë të afërt me pushtetin aktual, të cilët e duan vendin e tyre. Na janë dhënë neve sepse nuk besojnë në sistemin gjyqësor, i cili ës

Kryesia e LSDM-së do të vendos të premten në seancë të Këshillit Qendror për ditën e fillimit të publikimit të “bombave” të shumëpritura. Këtë e bëri të ditur sot zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke thënë se pa vendim të Këshillit Qendror nuk do të fillojë publikimi i dokumenteve. Ndërkohë lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili ditëve të fundit ka intensifikuar takimet me ndërkombëtarët, ka pritur sot ndihmës sekretarin shtetëror në Byronë për demokraci dhe të drejtë të njeriut të SHBA-ve, Tomas Melia dhe ushtruesin e detyrës ambasador të SHBA-ve në Shkup, Bart Putnej. Para amerikanëve, ai ka përsëritur qëndrimin se materialet komprometuese për Qeverinë i ka marrë nga qytetarë të Maqedonisë që punojnë në shërbimet e vendit.

“Argumentet dhe faktet që i posedojmë janë marrë nga shërbimet në Maqedoni, nga patriotë të afërt me pushtetin aktual, të cilët e duan vendin e tyre. Na janë dhënë neve sepse nuk besojnë në sistemin gjyqësor, i cili është nën kontroll të pushtetit, ka thënë Zaev”, informon LSDM-ja.
Zyrtarëve amerikanë, Zaev u ka thënë gjithashtu se publikimi i dokumenteve që dëshmojnë veprimet kriminele të Qeverisë, nuk mund të kualifikohet si grusht shtet.

“Edhe me Kushtetutë edhe me ligj, është obligim për secilin që posedon dëshmi të tilla ti publikojë. Ne kemi obligim para qytetarëve të publikojmë gjithçka që kemi. Edhe do ta bëjmë”, ka thënë Zaev.
Kërkesa për Qeveri teknike, sipas liderit të LSDM-së, është thënë publikisht dhe nuk mund të bëhet fjalë për shantazh por për kërkesë legjitime të opozitës.

Shilegov: Kumtesa e Prokurorisë, tentativë për ti trembur mediat

Me vendimin për ndalimin e publikimit të mëtejshëm, prokuroria ka vërtetuar se në videon ku shihen duke biseduar kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri opozitar Zoran Zaev, është konsumuar vepër penale. Kështu gjykon LSDM-ja opozitare e cila përmes një konference për shtyp ka kërkuar nga prokuroria që të ngrejë padi ndaj kreut të Qeverisë, Gruevski.

“Si ndodhi që incizimet t’i dalin prokurorisë në opinion? Kjo nënkupton se ose Gruevski vetë i ka dhënë incizimet, ose dikush i ka nxjerrë nga sirtarët e Prokurorisë. Opsioni tjetër është se nuk kanë qenë dhënë masa të veçanta hetimore kundër kryetarit Zaev. Në këtë rast, kryetari i LSDM-së ka qenë i përgjuar në mënyrë joligjore në kabinetin e Gruevskit. Të dyja versionet përbëjnë vepër penale, prandaj Prokuroria sot është e obliguar që të ngrejë padi penale kundër Nikolla Gruevskit”, u shpreh Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Shilegov e ka vlerësuar si konfuze dhe tentativë për hutim të opinionit, kumtesën e Prokurorisë për pasojat rreth publikimit të materialeve që janë pjesë e hetimeve. Ai tha se ndalesa nuk vlen për argumentet që LSDM-ja ka paralajmëruar t’i publikojë në opinion dhe as për mediat që do t’i publikojnë ato.

“Ndalesa për të cilën flet Prokuroria publike nuk ka të bëjë me mediat dhe gazetarët që do t’i publikojnë argumentet që LSDM do prezantojë. Prandaj, vlerësojmë se me vetëdije, kumtesa konfuze e Prokurorisë publike nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e kotë për të penguar publikimin e argumenteve dhe dokumenteve për qeverisjen kriminale të Nikolla Gruevskit dhe disa individëve rreth tij”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

As ligji për procedurë penale, sipas Shilegovin, nuk ndalon publikimin e materialeve që mund të jenë lënë për procedim të mëtejshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *