Home / Lajme / Maqedoni / LSDM vendos sonte për ditën dhe mënyrën e publikimit të bombave

LSDM vendos sonte për ditën dhe mënyrën e publikimit të bombave

6 shkurt-Siç do të thoshte një komentues ditëve të fundit, ende pa u publikuar dëshmitë, opinioni e sheh se kryeministri ka shumëçka për të fshehur. Është vendim që e sjell Këshilli Qendror, por në bazë të asaj që e flasim, unë nuk kam dilema se cili do të jetë vendimi i Këshillit Qendror. Nuk ka njerëz në LSDM që mendojnë se duhet të ikim nga e vërteta. Përkundrazi”, tha Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.

Ankthit rreth përmbajtjes së bombave të Zoran Zaevit i afrohet fundi. Sonte këshilli qendror i LSDM-së ka thirrur mbledhje në të cilën do të merret vendimi për publikimin e materialeve me të cilat opozita pretendon se do të dëshmojë afera korruptive dhe veprime antiligjore të drejtuesve të pushtetit aktual, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska, thotë se është lehtë për tu parashikuar se vendimi i Këshillit Qendror do të jetë publikimi i dëshmive.

“Nikolla Gruevskin e tremb e vërteta. Kjo do të thotë se kjo strategji, me gjithë plusat dhe minusat që ka, po jep fryte. Siç do të thoshte një komentues ditëve të fundit, ende pa u publikuar dëshmitë, opinioni e sheh se kryeministri ka shumëçka për të fshehur. Është vendim që e sjell Këshilli Qendror, por në bazë të asaj që e flasim, unë nuk kam dilema se cili do të jetë vendimi i Këshillit Qendror. Nuk ka njerëz në LSDM që mendojnë se duhet të ikim nga e vërteta. Përkundrazi”, tha Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.

Jo zyrtarisht mësohet se nxjerrja në opinion e materialeve të para do të fillojë nga dita e hënë. Në këtë ditë ka aluduar edhe vetë lideri i opozitës Zoran Zaev, në një intervistë të tij të fundit. Publikimit të argumenteve dhe fakteve me të cilat opozita ka paralajmëruar se do të dëshmojë krimin e zyrtarëve qeveritarë, i ka paraprirë këto ditë një intensifikim i shtuar i takimeve të drejtuesve të opozitës me diplomat ndërkombëtarë të akredituar në vend. Këta të fundit në një takim të përbashkët ditë më parë, kanë analizuar me vëmendje situatën politike dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet e mundshme gjatë përiudhës në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *