Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, përveç grevës në arsim, SASHK radikalizohet edhe me protesta

Maqedoni, përveç grevës në arsim, SASHK radikalizohet edhe me protesta

02 Shkurt – Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në Maqedoni ka vendosur dje pasdite që të vazhdojë me grevën e përgjithshme në arsim, por edhe të radikalizojë revoltën përmes protesave masive nëpër disa qytete të vendit.

SASHK ka bërë të ditur se të mërkurën në të gjitha komunat e vendit do të organizohen protesta publike, përmes së cilave në mënyrë plotësuese do të manifestohet këmbëngulja e anëtarësisë së SASHK për të vazhduar luftën legjitime për realizimin e kërkesave të saj.

Në vendimin e sindikatës thuhet se nëse Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikës sociale dhe ajo e Kulturës nuk i qasen dialogut social dhe vazhdojnë me sjelljen injoruese ndaj mësimdhënësve, atëherë të premten do të organizohet protestë qendrore para ministrive përgjegjëse.

SASHK apelon që kësaj proteste t’i bashkëngjiten edhe të gjithë qytetarët dhe jo vetëm ata që janë në grevë.

SASHK ka theksuar se degët rajonale duhet të parapërgaditen për protestat e qeta paqësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *