Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, rinia shqiptare në gjum!

Maqedoni, rinia shqiptare në gjum!

14 Shkurt – “Nuk e kuptoj se pse rinia është e pa ndjeshme, asgjë nuk i bën përshtypje.

Rinia shqiptare kohëve të fundit është mjaft pasive dhe nuk shohim ndonjë aktivitet apo zhvillim i cili mund të zgjoj nga gjumi ata. Profesori universitar Rizvan Sulejmani vlerëson se roli i rinisë sot nuk është aq i rëndësishëm dhe aq i fortë për shkak të mungesës së aktiviteteve të ndryshme.

“Rinia sot nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm apo të fortë ne vend shkaku i pasivitetit dhe mungesës së aktiviteteve në sferat e ndryshme. Roli i rinisë mund të jetë shumë i fortë dhe i rëndësishëm për deri sa potenciali që ata e posedojnë vihet në lëvizje”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se nuk mjafton vetëm përfundimi i shkollimit të lart, për të arritur qëllimin duhet vetë të hapen rrugët.

“Edhe nëse studioni në universitetet me të famshme në botë, ju keni marrë vetëm mjetet e duhura, kurse rrugën drejt suksesit duhet ta arrini vetë duke hapur rrugë. Rinia duhet të ndahet nga shabllonet që i kemi ndërtuar neve dhe gjeneratat më të vjetra, ata duhet të krijojnë diçka të re, diçka më mirë”, shtoi Sulejmani.

Profesori Latif Mustafa vlerëson se idetë e reja dhe vizionet e reja janë mese të nevojshme në këtë kohë, sidomos për gjeneratat e reja.

“Nuk e kuptoj se pse rinia është e pa ndjeshme, asgjë nuk i bën përshtypje. Të qenit të ri nuk na siguron asnjë privilegj deri në momentin kur ne fillojmë të ndryshojmë dhe të japim ide dhe vizione të reja. Deri më tani unë nuk shoh ndonjë dallim mes të rinjve dhe të vjetërve në Maqedoni. Musha nuk na bën të rinj, por idetë dhe ndryshimet që ne bëjmë mund të krijojmë një realitet të ri”, tha Mustafa.

Këto konstatime u thanë në themelimin e Shoqatës Qytetare “Uniteti Progresiv”, e cila u themelua sot nga një grup studentësh të shkencave politike, me ç’rast kryetari i saj Enis Baftiari u shpreh se kjo shoqatë ka një synim dhe ai është vetëdijesimi i të rinjve lidhur me çështjet politike. Kjo shoqatë gjithashtu paralajmëroj tribuna, kampanje dhe debate të ndryshme në të ardhmen e shpejtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *