Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, tre të zhdukur brenda një dite

Maqedoni, tre të zhdukur brenda një dite

Tetovë, 17 Shkurt – Në sektorët e punëve të brendshme të hënën tre persona janë paraqitur si të zhdukur nga ana e familjarëve të tyre.

Në Maqedoni Brenda një dite janë lajmëruar tre persona të zhdukur.

Në sektorët e punëve të brendshme të hënën tre persona janë paraqitur si të zhdukur nga ana e familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për një femër 31 vjeçare nga fshati Raotincë, komuna Jegunovc, të cilën si të zhdukur në polici e ka paraqitur bashkëshorti i saj. Ajo është zhdukur më 14 shkurt, njoftojn nga SPB – Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Mbrëmë në ora 21:15 në stacionin policor në lagjen Aerodrom, një grua 70 vjeçare e ka paraqitur të zhdukur bashkëshortin e saj, tre vite më të moshuar.

Kurse në stacionin policor në Gjorçe Petrov, mbrëmë është paraqitur zhdukja e një gruaje në moshë 84 vjeçare. Policia ka filluar aktivitetet për gjetjen e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *