Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Pasojat e ‘përgjimeve’ mund të jenë të rënda

Memeti: Pasojat e ‘përgjimeve’ mund të jenë të rënda

Shkup, 15 Shkurt – Avokati i Popullit ka kërkuar zbardhje të plotë dhe në mënyrë profesionale të aferës së përgjimit në Maqedoni. Nëse nuk bëhet kjo, Mehmeti thotë se rasti do të lë pasoja të rënda për qytetarët dhe mbarë shoqërinë.

Në intervistën javore të Evropës së Lirë, Memeti ka thënë se me përgjime të këtilla masive siç njoftoi lideri i opozitës, vihet në pikëpyetje ekzistimi i asaj që quhet e drejtë e privatësisë dhe familjes në Maqedoni.

“Çdo herë kur ka shkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos flasim kur kjo është një dukuri masive, institucionet duhet të reagojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase. Gjithçka tjetër do të linte dilema për mosbesim ndaj institucioneve, kështu që edhe ky rast kërkon punë shumë serioze, të shpejte dhe profesionale të institucioneve. Përndryshe nëse mbetet i pazbardhur shpejtë dhe në mënyrë efikase, gjithsesi se do të lë pasoja të rënda në çdo aspekt edhe tek qytetarët edhe në shoqëri në përgjithësi”, deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Memeti thotë se policia dhe drejtoria për siguri dhe kundërzbulim janë të pakontrollueshëm dhe se në Maqedoni nuk ka një instrument të fuqishëm për kontroll civil mbi to.

“Vlerësoj se Republikës së Maqedonisë i mungojnë mekanizma të fuqishëm për kontroll mbi punën e policisë. Ne nuk kemi një instument të fuqishëm për kontroll civil mbi policinë, prandaj mund të na ndodhin gjëra të këtilla dhe të mbeten të pazbardhura deri në fund. Kemi një komision parlamentar, por koha dhe praktika kanë dëshmuar se ai komision nuk mundet që në tërësi të luajë rolin e vetë si një kontrollor i fuqishëm i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Avokati i Popullit thotë se qytetarët që do të dëshmohet se kanë qenë viktimë e një përgjimi masiv joligjor, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre përmes gjykatave, institucioneve të drejtësisë si dhe institucionit Avokati i Popullit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *