Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi uron kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli për pavarësinë

Menduh Thaçi uron kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli për pavarësinë

Tetovë, 17 shkurt – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi uroi kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me rastin e 7 vjetorit të pavarsisë.

Më lejoni t’ju përcjell urimet më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kam bindjen e thellë se zgjedhja Juaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Kosovës dhe të avancimit drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të Ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve ditën e pavarësisë me besim të plotë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *