Home / Lajme / Maqedoni / Mijalkovi thotë se Thaçi është jostabil, ndërsa Ali Ahmeti është më principiel (AUDIO)

Mijalkovi thotë se Thaçi është jostabil, ndërsa Ali Ahmeti është më principiel (AUDIO)

20 Shkurt – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi sot prezantoi edhe audio inçizimet e reja, ku në bisedën që zhvilluan kryeredaktori i TV Sitelit, Dragan Pavlloviq -Llatas dhe drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkovi, nuk munguan ofendimet e rënda për shqiptarët.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi sot prezantoi edhe audio inçizimet e reja, ku në bisedën që zhvilluan kryeredaktori i TV Sitelit, Dragan Pavlloviq -Llatas dhe drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkovi, nuk munguan ofendimet e rënda për shqiptarët.

Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkovi në bisedën që zhvilloi me Llatasin bënin plane se VMRO-ja me cilën parti shqiptare mund të bëjnë koalicion, dhe tha se Menduh Thaçi është jostabil, ndërsa për Ali Ahmetin tha se është më principiel, njofton TetovaSot.

Llatas: Me 55 deputetë ti mundesh edhe Thaçin të bësh koalicion.

Sasho: Po, ama jo, ai është jostabil.

Llatas: Ali Ahmeti është më principiel dhe më i mirë për politikë, njeriu kur merr pushtet pak i ikën mendja.

Sasho: Po po, unë mendojë se ne do t’i befasojmë, ta dijsh.

Bisedën mes tyre mund ta ndiqni nga minuta e 9′, dhe që është në gjuhën maqedone.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *