Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Arsimit shpall konkursin për bursa për shkollim në Rusi!!

Ministria e Arsimit shpall konkursin për bursa për shkollim në Rusi!!

19 Shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në vijim është i hapur konkursi për ndarjen e 25 bursave të destinuara për qytetarët e Maqedonisë, për studime të rregullta deri-universitare dhe postdiplomike në Federatën Ruse, për vitin akademik 2015/2016.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në vijim është i hapur konkursi për ndarjen e 25 bursave të destinuara për qytetarët e Maqedonisë, për studime të rregullta deri-universitare dhe postdiplomike në Federatën Ruse, për vitin akademik 2015/2016.

Nga kjo ministri njoftojnë se, bursat i jep Qeveria e Federatës Ruse.

“Përfituesit e përzgjedhur të bursave do të marrin pagesë mujore në lartësi të bursave të studentëve rusë të kategorive përkatëse, por edhe të njëjtat kushte dhe çmime të akomodimit në konviktet studentore si për studentët rusë. Paraqitja do të zgjasë deri më 18 mars 2015, ndërkaq më tepër informacione rreth kushteve, kritereve, dokumenteve të nevojshme dhe formularëve të paraparë për aplikim, mund ti gjeni në internet portalin e specializuar për bursa të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.stipendii.mon.gov.mk, si dhe në faqen e internetit të Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, www.russia.org.mk,” thuhet në njoftim. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *