Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Jankullovska nuk ka braktisur vendin, është në Samit në SHBA

MPB: Jankullovska nuk ka braktisur vendin, është në Samit në SHBA

Shkup, 17 Shkurt – Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në tre ditët e ardhshme nuk do të jetë në Maqedoni. Ajo do të merr pjesë në një Samit në SHBA kushtuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Kjo është përgjigja e MPB-së pas informatave të publikuara në disa portale se ministrja përmes Gjermanisë shkon në Amerikë, pa përmendur shkakun. Në një pjesë të teksteve thuhej madje se qëndrimi i saj do të zgjas me muaj për shkak të “bombave” aktuale të opozitës, ndërsa rikujtojnë edhe mungesën e saj në seancën e djeshme të përbashkët qeveritare me kolegët serb.

“Është fakt se një periudhë të gjatë një numër i madh i mediumeve në mënyrë krejt jo-profesionale tentojnë të manipulojnë dhe dezinformojnë opinionin. Cili është qëllimi i tyre dhe me porosinë e kujt e bëjnë këtë, Ju rekomandojmë të drejtoheni tek portalet. Është e qartë edhe nga përpjekja e fundit se nuk bëhet fjalë për mosdije ose amatorizëm, pasi lajmin e njëjtë me spekulime të njëjta në mënyrë të përshpejtuar dhe të përnjëhershme është publikuar tek më shumë portale”.
Si vërtetim për këtë, nga MPB-ja dërguan edhe agjendën e plotë në të cilën mes tjerash thuhet se në Samitin e iniciuar nga presidenti Obama, do të marrin pjesë edhe 60 shtete tjera. Nesër, me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të SHBA-ve, Xhon Keri, ministrja Jankullovska do të realizoj një takim pune.

Pas raundit të dytë të “bombave” të opozitës dhe reagimeve të djeshme në opinion nga ana e prokurorit publik dhe kryeministrit, të paktën nga institucionet sot nuk ka asnjë koment. Vetëm Shoqata e gjykatësve saktësoi se do të ndërtojë qëndrim pas pohimeve të opozitës gjatë ditës së nesërme.

Ish anëtarja e Këshillit gjyqësorë, Filimena Manevska nuk kishte koment. Të njëjtin qëndrim, sipas portaleve të internetit dhe shtypit ditorë, dje kishte edhe ish ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski. Të paktën deri në këtë moment nuk ka reagim as nga kryetari i Prilepit, Marjan Ristevski. Qëndrim të përgjithshëm, pas ngjarjeve të fundit, kërkuam edhe nga kabineti i presidentit të shtetit, Ivanov, prej nga u përgjigjën se qëndrimi i presidentit mbetet i njëjtë, gjegjësisht se-mbështet veprimin e shpejtë, efikas dhe transparent të të gjitha organeve kompetente shtetërore.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *