Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Jemi të gatshëm të arrestojmë Zaevin, nëse e kërkon Prokuroria

MPB: Jemi të gatshëm të arrestojmë Zaevin, nëse e kërkon Prokuroria

Shkup, 09 Shkurt – “Kam lexuar në agjencitë e lajmeve, por nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar asgjë, sepse nuk isha i ftuar në konferencën për shtyp,” tha për “Nova”, Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Nga MPB-ja nuk kanë dëgjuar dhe nuk dinë asgjë rreth konferencës për shtyp të kreut të opozitës, Zoran Zaev që publikoi audio inçizimet e politkanëve nga opozita si dhe nga Qeveria, përfshirë Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe Rufi Osmanin, të cilët ishin nën urdhërat direkte të përgjuar nga Gruevski dhe Mijalkovi.

“Kam lexuar në agjencitë e lajmeve, por nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar asgjë, sepse nuk isha i ftuar në konferencën për shtyp,” tha për “Nova”, Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ai theksoi se ata kanë prova të forta ndaj gjashtë të dyshuarve në aksionin “Puç” dhe ndaj Zaevit që është i dyshuari i katërt. Për të gjitha atë që ata bënjë, MPB bën hetim serioz të cilën duhet ta kryej deri në fund.

“Ne nuk e dimë nëse ajo që është paraqitur sot në pres konferencë është si një provë. Në MPB nuk ka arritur asnjë ankesë”, tha Kotevski.

Pas të gjitha urdhrave të Prokurorit Publik, ne do të veprojmë, duke përfshirë edhe shtypin e sotëm të Zaevit, nëse këtë e kërkon Prokuroria, tha mes tjerash Kotevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *