Home / Lajme / Rajon / Mustafa:Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

Mustafa:Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

03 Shkurt – Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga Kryeministri Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se Jabllanovic nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar por nuk ka bërë me dije nëse e ka shkarkuar atë apo ka dhënë dorëheqje.

Mustafa nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ndërkohë, Kryeministri Mustafa ka folur edhe për tema tjera. ai ka adresuar edhe çështjen e mosngritjes së pagave ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë shërbyesve civilë dhe të sindikatave, në lidhje me Kontratën Kolektive. Ai ka thënë se Kontrata Kolektive do të zbatohet, por që për momentin buxheti i vendit nuk mund ta përballojë rritjen e pagave.

Po ashtu, gjatë konferencës për media që mbajti sonte, Mustafa ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se nuk do të merret asnjë vendim për të, pa u konsultuar së pari me ekspertë të fushës, grupet e interesit dhe qytetarët të cilët drejtpërdrejt preken nga vendimet e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *