Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesë për kamionë në akset Mavrovë – Dibër dhe Kërçovë – Ohër

Ndalesë për kamionë në akset Mavrovë – Dibër dhe Kërçovë – Ohër

4 shkurt-
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Për shkak të reshjeve intensive të borës, në akset rrugore Mavrovë – Dibër dhe Kërçovë – Ohër përmes vendkalimit malor Presekë ka ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese, kumtoi sot në mëngjes Lidhja Automote e Maqedonisë.

Reshje të borës ka edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Bukovë, por pa ndalesa për lëvizje.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *