Home / Lajme / Maqedoni / Ndërprerje dhe ndalesa të komunikacionit në disa pjesë të rrugëve

Ndërprerje dhe ndalesa të komunikacionit në disa pjesë të rrugëve

10 shkurt-Aksi rrugor Koçanë – Makedonska Kamenicë, për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve, komunikacioni ende është i ndërprerë për çfarëdolloj automjetesh. Komunikacioni po rikahëzohet përmes aksit Vinicë-Pehçevë-Dellçevë.

Në kalimin malor Gjavatë ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese, për shkak të borës në rrugë. Për llojet e tjera të automjeteve rekomandohet përdorimi i pajisjes dimërore.

Në aksin rrugor Katllanovë – Veles pas pikës pagesore rrugore Sopot, për shkak të shembjeve të mëdha komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, me ç’rast është vendosur sinjalizim në komunikacion. Në aksin rrugor Stracin – Kriva Pallankë në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut është përfshirë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrash. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat në komunikacion.

Aksi rrugor Koçanë – Makedonska Kamenicë, për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve, komunikacioni ende është i ndërprerë për çfarëdolloj automjetesh. Komunikacioni po rikahëzohet përmes aksit Vinicë-Pehçevë-Dellçevë.
Sipas informatave të marra nga NP Makedonija pat, komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagta dhe vende vende me mbetje të borës.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. /MIA/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *