Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja e ajrit, komuna dhe Policia me aksion të koordinuar

Ndotja e ajrit, komuna dhe Policia me aksion të koordinuar

3 shkurt-Me qëllim realizimin sa më të shpejtë dhe funskionimin e transportit publik në Tetovë kemi kërkuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të furnizojë komunën e Tetovës me 8 autobusë për qarkullim brenda qytetit, dhe jemi në pritje të përgjigjes.

Komuna e Tetovës pas rekomandimeve të pranuara nga Ministria e Ambientin Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me miratimin dhe implementimin e planit aksional që ka për detyrë reduktimin e ndotjes dhe kualitetit të ajrit, gjatë javës së kaluar ndërmorri aksion të koordinuar me Njësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë, me çrast u ndërmorën këta aktivitete:

1.Në 2 pikat kyçe për hyrje-dalje në qytet, gjegjësisht qarku rrethor te Vero dhe qarku rrethor i bul. të Ilindenit me rrugën Video Smilevski Bato, Inspektorati lokal i komunës dhe Njësia Policore Tetovë, kryen kontrolle të shpeshtuara për sigurumin e regjimit të veçantë të komunikacionit me çrast automjetet e rënda transportuese, destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës, u drejtuan të lëvizin në rrugët qarkore.

2. Gjitashtu u kryen kontrolle edhe të mjeteve me leje për transport dhe furnizim të mallrave, me çrast të njëjtat u obliguan bartjen e mallrave ta bëjnë në orarin kur kemi edhe frekuencë më të vogël të qarkullimit në komunikacion, gjegjësisht nga ora 18:00 deri në ora 08:00 të mëngjesit.

3. Komuna e Tetovës poashtu posedon edhe plan dhe vendim ekzistues për implementim të rrugëve njëkahëshe edhe ate :

-Pjesa e rrugës “D.G.Cara” prej udhëkryqit “M.P.Deralla” deri te udhëkryqi i rrugës “D.Carra”

-Pjesa e rrugës “J.Sandanski” prej udhëkryqit të rrugës “D.Cara” deri te udhëkryqi i rrugës “M.P.Deralla”

-Pjesa e rrugës “M.P.Deralla” prej udhëkryqit të rrugës “D.Cara” deri te udhëkryqi i rrugës “J.Sandanski”

-Pjesa e rrugës “Strushka” prej udhëkryqit të rrugës “G.Stojceski” deri te udhëkryqi i rrugës “A.Frashëri”

-Pjesa e rrugës A.Frashëri” prej udhëkryqit të rrugës “B.Kocovski” deri te udhëkryqi i rrugës “K.J.Pitu”

-Pjesa errugës “T.C.Merxhani”prej udhëkryqit të rrugës “K.J.Pitu” deri të udhëkryqi i rrugës “K.Manastirit”

-Rruga “T.C.Merxhan”

-Pjesa e rrugës “K.J.Pitu” prej udhëkryqit të rrugës “Njegosheva” deri te udhëkryqi i rrugës “Karaorman”

-Pjesa e rrugës “K.Manastirit” prej udhëkryqit të rrugës “Karaorman” deri te udhëkryqi I rrugës “K.J.Pitu”
-Pjesa e rrugës “Karaorman” prej udhëkryqit të rrugës “A.Frashëri” deri te udhëkryqi i rrugës “K.Manastiri”

-Rruga “Njegosheva”

-Pjesa e rrugës “A.Frashëri” prej udhëkryqit të rrugës “Ç. Epërme” deri te udhëkryqi i rrugës “Karaorman”

-Pjesa e rrugës “G.Stojcevski” prej udhëkruqit të rrugës “Ç.Epërme” deri te udhëkryqi i rrugës “GJ.Petrov”

-Pjesa e rrugës “C.Dimov “ prej udhëkryqit të rrugës “Gj.Petrov” deri te udhëkryqi i rrugës “B.Milladinovi”.

-Pjesa e rrugës “B.Milladinovi” prej udhëkryqit të rrugës “C.Epërme” deri te udhëkryqi i rrugës “Vodjenit”

-Pjesa e rrugës “GJ.Petrov” prej udhëkryqit të rrugës “B.Milladinovi” deri te udhëkryqi i rrugës “C.Dimov”

-Rruga e “Vodjenit”.
Nga ana e sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, javën e kaluar janë rivoendosur shenjat e dëmtuara të sinjalizimit vertikal tek të gjitha rrugët njëkahëshe, dhe me këtë pritet që në periudhën e ardhshme, me asistencë të Njësisë Policore Tetovë të kryhen kontrolle të shpeshta, me qëllim respektimin e regjimit të rrugëve njëkahëshe në komunën e Tetovës, veprim ky i cili gjykojmë se do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e trafikut në qytet.

Inspektorati komunal ka kryer dhe realizuar kontrolle të shpeshtuara të kapaciteteve industriale të cilat operojnë me leje B ose elaborate ekologjike, të cilat jepen dhe kontrollohen drejpërdrejtë nga komuna e Tetovës. Gjatë kontrollove në të shumtën e rasteve është konstatuar se kapacitetet prodhuese disponojnë me lejet dhe dokumnetacionin e nevojshëm, kurse në rastet ku është konstatuar e kundërta, subjektet janë obliguar që në afatin ligjor të paraparë me ligj i cili është 8 ditë, të furnizohen me lejet përkatëse, dhe nëse këtë nuk e bëjnë të njëjtit do të dënohen me gjoba me mjete në para.

Komuna e Tetovës tani më ka miratuar vendim këshilli për formimin e 2 ndërmarrjeve të reja publike edhe atë ndërmarrjen për Transport Publik dhe Ndërmarrjen për Parkingjet e Qytetit.

Me qëllim realizimin sa më të shpejtë dhe funskionimin e transportit publik në Tetovë kemi kërkuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të furnizojë komunën e Tetovës me 8 autobusë për qarkullim brenda qytetit, dhe jemi në pritje të përgjigjes.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *