Home / Lajme / Maqedoni / Në mëngjes temperatura nën zero në tërë Maqedoninë

Në mëngjes temperatura nën zero në tërë Maqedoninë

19 shkurt-
Moti sot do të jetë me diell, pasdite me vranësira lokale. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 11 gradë Celsius

Temperatura më e ulët në shtet në orën shtatë të mëngjesit është matur në Mavrovë, – 14 gradë Celsius, në Berovë dhe Lazaropolë -12, ndërsa në Krushevë dhe në Kriva Pallankë – 10. Minus tetë janë regjistruar në Manastir dhe në Pozharane, -7 në Shkup- Petrovec, Prilep, Vinicë, Ohër, Pretor, Tetovë, -6 në Demir Kapi, Shtip, Dibër, -5 Shkup, Kumanovë, Kavadar dhe Strumicë, -2 në Dojran dhe -1 në Gjevgjeli.

Shtresa më e lartë e borës prej 49 centimetra është në Mavrovë, 33 në Lazaropolë, ndërsa 18 në Krushevë.

Moti sot do të jetë me diell, pasdite me vranësira lokale. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale në orët e pasdites. Temperatura e ditës deri në 9 gradë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *