Home / Lajme / Rajon / Në Preshevë 17 nxënës helmohen

Në Preshevë 17 nxënës helmohen

6 shkurt-Siç ka mësuar presheva.com nga rrëfimet e nxënësve, që kanë qenë në autobus, një djalosh, i njohur edhe më herët, ka lëshuar një spray në autobus, i cili ka shkaktuar helmimin e nxënësve.
Pranë nxënësve kanë qëndruar edhe prindërit e fëmijëve të cilët kanë qenë të shqetësuar me rastin në fjalë.

Dje në orët e vona të pasditës, 17 nxënës të fshatrave Geraj, Leran, Bushtran dhe Golemi Doll, që mësojnë në gjimnazin “Skënderbeu” dhe në Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë, derisa po ktheheshin me autobus në shtëpi, pas përfundimit të orëve mësimore, kanë pësuar helmim.
Një person, i cili ka qenë së bashku me nxënësit tjerë, me spray ka lëshuar një substancë e cila ka shkaktuar së pari frikë tek nxënësit.
Menjëherë është lajmëruar ekipi i Ndihmës së shpejtë në Preshevë, i cili i ka sjellë të gjithë nxënësit në Shtëpinë e Shëndetit.
“Nxënësit janë sjellë me të vjella, vështirësi në frymëmarrje dhe kishin frikë të madhe. Të gjithëve u dhamë ndihmën e parë dhe në mungesë objekti tjetër, i vendosëm në Repartin e gjinekologjisë” ka thënë për presheva.com, dr Beqir Nuhiu.
Sipas dr Beqirit, të gjithë nxënësit janë mirë. Ata tashmë janë lëshuar në shtëpi.
Siç ka mësuar presheva.com nga rrëfimet e nxënësve, që kanë qenë në autobus, një djalosh, i njohur edhe më herët, ka lëshuar një spray në autobus, i cili ka shkaktuar helmimin e nxënësve.
Pranë nxënësve kanë qëndruar edhe prindërit e fëmijëve të cilët kanë qenë të shqetësuar me rastin në fjalë.
Personi i cili helmoi nxënësit me spray është arrestuar nga policia dhe po mbahet në paraburgim për hetime të mëtutjeshme.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *