Home / Lajme / Maqedoni / Në Shqipëri arrestohet vrasësi i dyfishtë nga Ohri

Në Shqipëri arrestohet vrasësi i dyfishtë nga Ohri

13 shkurt-Pas gjashtë muajve arratisje, ai ishte hetuar se po qëndronte në Shqipëri dhe se policia shqiptare ka prangosur atë në një operacion të zhvilluar. Ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtar dhe se policia shqiptare kishte identifikuar autorin e kësaj vrasje.

Policia shqiptare ka arrestuar vrasësin e dyfishtë në Ohër, 31 vjeçarin Bojan Petreski.

Ai akuzohet se më 22 gusht të vitit të kaluar vrau me armë zjarri pronarin e lokalit “Imperator”, Vasil Risteski dhe mikun e tij Romeo Gjuzelovski.

Pas gjashtë muajve arratisje, ai ishte hetuar se po qëndronte në Shqipëri dhe se policia shqiptare ka prangosur atë në një operacion të zhvilluar. Ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtar dhe se policia shqiptare kishte identifikuar autorin e kësaj vrasje.

Vrasja e dyfishtë kishte ndodhur më 22 gusht të vitit të kaluar, pas një zënke verbale e cila ka eskaluar deri në atë masë sa që Bojan Petreski ka nxjerrë armën e tij, ka shtënë në drejtim të viktimave dhe pastaj është arratisur në drejtim të panjohur. Ministria e Brendshme e Maqedonisë pritet sot që të rregullojë [çështjen e ekstradimit të vrasësit të dyfishtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *