Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u prezantua fushata edukative për kursim pensional

Në USHT u prezantua fushata edukative për kursim pensional

16 shkurt-Çdo udhëtim fillon me planifikim. Planifikoje ardhmërinë tënde”, dhe se vetëm në këtë mënyrë ata do të mund të përfitojnë sigurimin pensional të tyre përmes mundësive të ndryshme që ofron ky projekt, që realizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Bashkëpunim me Agjencinë për mbikëqyrje të financimit kapital – MAPAS, Fondin për sigurimin pensional dhe invalidor të Maqedonisë PIOM, KB Organizata e parë pensioniste dhe NLB Fondi i ri pensional.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sot para studentëve dhe profesorëve e kanë prezantuar fushatën edukative për kursim pensional, me temë “Edukimi financiar për sistemin e reformuar pensional”. Përfaqësuesja e Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital – MAPAS, Vjollca Sulejmani-Hasani theksoi se kjo agjenci përkujdeset për pensionin e qytetarëve, që prej rrogës së parë, përmes tri shtyllave. “Ne kujdesemi për pensionin e çdo qytetari, që prej rrogës së parë, duke i ofruar sigurim pensional. Sigurisht që sigurimin pensional e ofrojmë përmes tri shtyllave, edhe atë, përmes Fondit për sigurimin pensional dhe invalidor PIOM, duke i siguruar Fonde të detyrueshme pensionale private, pjesë nga rroga që ndahet në fond të detyrueshëm pensional privat, të cilin vet e zgjedh, dhe Fonde vullnetare private pensionale, pagesa vullnetare të kontributit”, tha Vjollca Sulejmani-Hasani. Po ashtu, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u bënë thirrje studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës që ta ndjekin edhe moton e këtij projekti, “Çdo udhëtim fillon me planifikim. Planifikoje ardhmërinë tënde”, dhe se vetëm në këtë mënyrë ata do të mund të përfitojnë sigurimin pensional të tyre përmes mundësive të ndryshme që ofron ky projekt, që realizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Bashkëpunim me Agjencinë për mbikëqyrje të financimit kapital – MAPAS, Fondin për sigurimin pensional dhe invalidor të Maqedonisë PIOM, KB Organizata e parë pensioniste dhe NLB Fondi i ri pensional.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *