Home / Lajme / Maqedoni / Nikushtaku me dhimbje të madhe ndahet nga Almiri i vogël (FOTO)

Nikushtaku me dhimbje të madhe ndahet nga Almiri i vogël (FOTO)

7 Shkurt – Varroset Almiri i vogël që humbi jetën dje në ujrat e fshatit , deri sa kthehej nga shkolla . Stafi i Televizionit Koha shprehë ngushllime për Familjen Zendeli.

Dhimbje dhe pikëllim i madh që nuk mbahet mend në këto anë që nga lufta e vitit 2001, ka mbretëruar sot në fshatin Nikushtak gjatë varrimit të djaloshit Almir Zendeli i cili humbi dje jetën në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit të fshatit, deri sa kthehej nga shkolla, raporton gazeta “Lajm”.

Ai u vorros në prezencë të mijëra qytetarëve që kishin ardhur të ndajnë dhimbjen me familjarët, për jetën e humbur të heroit të vogël, i cili u flijua duke luftuar për dituri.

Rrezet e diellit që paraqiteshin kohë pas kohe, nuk mund të thanin lotët e atyre që ishin prezent në varrim, e që vëreheshin te të gjithë, pa marrë parasysh nëse ishin të moshës 15 vjecare, apo të moshës 80 vjecare.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *