Home / Lajme / Botë / Një civilë i vrarë dhe tre policë të plagosur në Kopenhagë

Një civilë i vrarë dhe tre policë të plagosur në Kopenhagë

15 shkurt-Në këtë ngjarje ishte i pranishëm artisti suedez, Lars Vilks, i cili është autor i karikaturave të diskutueshme të Profedit Muhamed si dhe ambasadori francez, Francois Zimeray.

Një civil u vra dhe tre policë u plagosën në një sulm të armatosur me motive fetare të shtunën në Kopenhagë të Danimarkës.

Sulmi ka ndodhur në kohën kur po mbahej një debat mbi islamin dhe fjalën e lirë.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm artisti suedez, Lars Vilks, i cili është autor i karikaturave të diskutueshme të Profedit Muhamed si dhe ambasadori francez, Francois Zimeray.

Vilks dhe Zimeray nuk janë lënduar në këtë sulm.

Persona të armatosur kanë hapur zjarr teksa po mbahej kjo ngjarje ndërsa i kanë lënë të lënduar tre policë.

Jashtë objektit janë dëgjuar dhjetëra të shtëna dhe si rezultat i tyre është raportuar për një civil të vrarë.

Policia është në kërkim të dy të dyshuarve të cilët janë të armatosur.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *