Home / Lajme / Maqedoni / Një shqiptare nga Shkupi i bashkohet ISIS-it

Një shqiptare nga Shkupi i bashkohet ISIS-it

Shkup, 12 Shkurt – Një vajzë 25 vjeçare nga Shkupi ka shkuar të luftojë në Siri. Ajo bisedon gati se çdo ditë përmes internetit me familjarët që i ka në Shkup.

Ajo flitet se gjendet në radhët e organizatës së Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), informon portali Zhurnal.

Ka më shumë se tre muaj që kjo vajzë shqiptare merr pjesë në luftën civile në këtë shtet arab. Ajo bisedon gati se çdo ditë përmes internetit me familjarët që i ka në Shkup.

Vajza 25 vjeçare, pa lejen e prindërve ka shkuar në Siri dhe me siguri. Kjo vajzë e re para vetes, ka pasur prioritet martesën, ndërsa tani gjendet nëpër qytetet e rrënuara të Sirisë, shkruan ky portal.

Që nga fillimi i luftës në Siri, së paku 5 shqiptar nga Maqedonia kanë humbur jetën, pasi vullnetarisht kanë shkuar për të luftuar për shkak të bindjeve fetare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *