Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit e gjimnazit të Tetovës denoncojnë drejtorin

Nxënësit e gjimnazit të Tetovës denoncojnë drejtorin

19 shkurt-Do doja tu informoja për një ngjarje që po ndodh në Gjimnazin e Tetovës. Po kërkohen para nga nxënësit, 250 denarë nga secili, për lyerjen e mureve të gjimnazit, punë që kë kohë që është kryer. Mendoj se mediat duhet ta ke

“Drejtori i gjimnazit të Tetovës, kërkon nga 250 denarë prej secilit nxënës, për lyerjen e klasave dhe shkollës”, kështu kanë reaguar sot përmes rrjetit social Facebook, disa nxënës të Gjimnazit të Tetovës.

Do doja tu informoja për një ngjarje që po ndodh në Gjimnazin e Tetovës. Po kërkohen para nga nxënësit, 250 denarë nga secili, për lyerjen e mureve të gjimnazit, punë që kë kohë që është kryer. Mendoj se mediat duhet ta kenë këtë informacion”, qëndron në emailin e dërguar nga nxënësit. Për shkaqe sigurie nuk publikojmë emrin e nxënëses e cila e kishte dërguar emailin.Edhe nxënës të tjerë kanë konfirmuar lajmin por ata nuk kanë dashur publikisht që të flasin për shkaqe sigurie.

“Nxënësit dhe plenumi i nxënësve të Gjimnazit të Tetovës e kanë konfirmuar një gjë të këtillë përmes telefonit, ndërsa për shkak të sigurisë së tyre apo hakmarrjes nga profesorët ata nuk kanë pranuar që të dalin para kamerave. Një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht edhe drejtori i Gjimnazit të Tetovës, i cili, edhe pse tentuam që ti marrim prononcim nuk pranoi të del para kamerave duke thënë se kjo nuk është e vërtetë”.

I njëjti pas publikimit të këtyre shkrimeve, është ftuar në bisedë informative në komunën e Tetovës, nga vet përgjegjësi i Arsimit Ahmet Qazimi, i cili pas bisedës me drejtorin, për mediat ka deklaruar se, rasti në fjalë do të hetohet dhe do të merren masat e duhura.

“Deri tek sektori për veprimtari publike apo komuna e Tetovës deri më tani nuk ka ardhur ndonjë ankesë as nga ana e nxënësve e as e prindërve në lidhje me ndonjë rast të këtillë. Ne pasi e dëgjuam nga ju një denoncim të këtillë do bisedojmë me drejtorin e shkollës organet e shkollës, do shihet se me çka ka të bëjë dhe pas kësaj do mund të dalim me ndonjë njoftim zyrtar”, tha Ahmet Qazimi, përgjegjës për arsim në Komunën e Tetovës.Tv Koha.

Sipas disa nxënësve, mjetet kërkohen për pagesën e lyerjes së shkollës, gjë kjo e cila ka ndodhur vitin e kaluar. Ekipi i televizionit Alsat ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për investimin në gjimnazin e Tetovës, nga ku iu njoftuam se përmes një granti prej rreth 12 milion denarë, vitin e kaluar është rinovuar Shkolla e Mesme “Kiril Pejçinoviç”, ndërsa investimi ka përfunduar më 14 korrik të vitit 2014 dhe pagesa është kryer.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *