Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Rasti Zaev – test i madh për institucionet shtetërore

Orav: Rasti Zaev – test i madh për institucionet shtetërore

Shkup, 02 Shkurt – “Erdha këtu të takohem me liderin e opozitës, Zoran Zaev dhe me kolegët e tij. Ky është një rast potencial në të cilën është përfshirë edhe kryeministri edhe lideri i opozitës së këtij vendi, duke pasur parasysh faktin se ky vend është vend anëtar për në BE, ne kemi përqëndruar vëmendje të lartë të këtij rasti dhe do ta ndjekim shumë seriozisht”, theksoi ndërmjet tjerash Orav.

Shefi i delegacionit të BE-së në vend, Aivo Orav, në selinë e LSDM-së u takua me liderin e saj, Zoran Zaev.

Orav pas takimit deklaroi se lideri i LSDM-së personalisht e ka informuar për tërë rastin, ndërsa delegacioni i BE-së me shumë kujdes po i ndjek ngjarjet.

“Erdha këtu të takohem me liderin e opozitës, Zoran Zaev dhe me kolegët e tij. Ai me informoi për gjithçka çka ka ndodhur gjatë kohës së vikendit. Ky është një rast potencial në të cilën është përfshirë edhe kryeministri edhe lideri i opozitës së këtij vendi dhe duke pasur parasysh profilin e lartë të këtij rasti potencial, duke pasur parasysh faktin se ky vend është vend anëtar për në BE, ne kemi përqëndruar vëmendje të lartë të këtij rasti dhe do ta ndjekim shumë seriozisht”, theksoi ndërmjet tjerash Orav, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *