Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kërkon shqiponjë dy krenare të Ura e Gurit në Shkup

PDSH kërkon shqiponjë dy krenare të Ura e Gurit në Shkup

20 shkurt-Vlen të theksohet se propozimi i PDSH-së erdhi si kundër përgjigje ndaj propozimit të disa këshilltarëve maqedonas që në Sheshin VMRO të vendoset edhe figurë e dekoruar e një luani si simbol i luftës maqedonase.

Këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare të Qytetit të Shkupit kanë propozuar sot vendosjen e skulpturës së shqiponjës dy krenare të Ura e Gurit.

Përfaqësuesit e PDSH-së në këtë komunë thanë se skulpturën do të financojë vetë partia, raporton agjencia e lajmeve INA.

Mirëpo, propozimi i PDSH-së nuk është përkrahur nga shumica e këshilltarëve komunal. Ai mori vetëm 6 vota pro, ndërsa 27 këshilltarë votuan kundër.

Vlen të theksohet se propozimi i PDSH-së erdhi si kundër përgjigje ndaj propozimit të disa këshilltarëve maqedonas që në Sheshin VMRO të vendoset edhe figurë e dekoruar e një luani si simbol i luftës maqedonase.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *