Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski: Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët mund ta humbim shtetin të gjithë

Pendarovski: Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët mund ta humbim shtetin të gjithë

Shkup, 17 shkurt – Nuk shoh se si kriza e tanishme mudn të zgjidhet pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Frikësohem se do të detyrohen të vijnë nëse nuk dëshirojnë që të na ndodhë viti 2001 pa pushkë, që ta humbim shtetin të gjithë, tha Pendarovski.

“Ngjarjet në parlament më 24 dhjetor ishin miniaturë në krahasim me praktikat jodemokratike të qeverisë të cilat do t’i publikojmë. Nëse atëhekohë, kriza u zgjodh me ndihmën e eurokomisarit Stefan Fyle, atëherë nuk shoh se si kriza e tanishme mudn të zgjidhet pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Frikësohem se do të detyrohen të vijnë nëse nuk dëshirojnë që të na ndodhë viti 2001 pa pushkë, që ta humbim shtetin të gjithë. Nëse pushteti shkon deri në fund, mund ta konfrontojë popullin mes veti, nëse nëpërmjet momentit fetar ose atij partiak”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se ekzistojnë dëshmi të qarta dhe direkte për zgjedhjet e kaluara të vitit 2011 të cilat së shpejti do të publikohen, më së shumti sa i përket dokumenteve personale.

“Opozita do t’i fitonte zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 nëse nuk do të kishte vota të fabrikuara dhe tani do të ishte në pushtet”, tha Pendarovski.

Kandidati presidencial i LSDM-së, tha se është përgjuar telefoni i tij, i gruas së tij, i djalit adoleshent dhe i prindërve të tij.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *