Home / Lajme / Maqedoni / Për ajrin e ndotur në Tetovë ende asnjë dorëheqje

Për ajrin e ndotur në Tetovë ende asnjë dorëheqje

24 Shkurt – Tamara e vogël vdiq, Xhemali Mehazi dhe Maja Panarxhieva-Zmejkova dhanë dorëheqje
Po sa banor-e të Tetovës vdesin nga ajri i ndotur dhe ende askush nuk jep dorëheqje!!!

Drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor, Maja Panarxhieva-Zmejkova dha dorëheqje nga funksioni i saj, për shkak të, siç tha, arsyeve njerëzore personale. Rasti me vdekjen e Tamarës e ka detyruar atë të jep dorëheqje edhe pse ajo tha që të gjitha procedurat janë respektuar.

“Jam njeri që është i edukuar tu ndihmojë të tjerëve dhe nuk jam burokrat i ftohtë. Sot e bëj publike se për shkak të arsyeve njerëzore vendosa të tërhiqem nga funksioni drejtoreshë e fondit” tha Parnaxhieva.

Pas saj, dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i dytë i fondit, Xhemali Mehazi.

Prej mbrëmë ajrit në Tetovë i vjen edhe era gaz. Vetëm për situatën alarmante me ajrin në Tetovë ende nuk ka paralajmërim për ndonjë dorëheqje. Ndërkohë që ajri i ndotur në Tetovë po shkakton përhapje masovike të kancerit, të aborteve spontane dhe sterilitetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *