Home / Sport / Perez vendosi: “Po e shesim Ronaldon”

Perez vendosi: “Po e shesim Ronaldon”

13 Shkurt – Cristiano Ronaldo mund të shitet në verë. Ky është vendimi që së fundi e ka marrë Florentino Perez.

Cristiano Ronaldo mund të shitet në verë. Ky është vendimi që së fundi e ka marrë Florentino Perez. Presidenti i Realit thuhet se ka patur takim me bordin dhe se është i vendosur për shitjen e Ronaldos. Lajmin e konfirmon gazeta e afërt me burimet e Realit, “El Confidencial”.

Perez thuhet se e sheh një Ronaldo të mërzitur për të luajtur me Realin pas çmimit të tretë të Topit të Artë. Poashtu Perez i ka thënë bordit se kjo është mundësia e fundit që Reali të përfitoi shuma të mëdha parash nga shitja e Ronaldos.

Perez ka porositur agjentët e Realit që të pranojnë ofertat e PSG-së, Chelseat dhe Manchester Cityt për Ronaldon, skuadra të cilat edhe më herët ishin të interesuara për të.

Bosi galaktik thuhet se e sheh yllin e Liverpoolit, Raheem Sterling si zëvëndësuesin ideal të Ronaldos, për të cilin lojtar është i gatshëm të ofroi që në start 60 milion euro.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *