Home / Lajme / Maqedoni / Përgjimet vënë në pikëpyetje kredibilitetin ndërkombëtar

Përgjimet vënë në pikëpyetje kredibilitetin ndërkombëtar

Shkup, 12 shkurt – Kredibiliteti ndërkombëtar i Qeverisë është vënë në pikëpyetje pas zbardhjes së aferës së përgjimeve, vlerësojnë ish-diplomatët.

Skandali mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e Qeverisë dhe të kryeministrit me qeveritë dhe kryeministrat e shteteve të tjera.

Kjo, minimalisht, mund të reflektohet në numrin e vizitave që krerë shtetesh mund t’i bëjnë vendit tonë dhe duke izoluar ndërkombëtarisht institucionet tona.

Profesori universitar Denko Malevski thotë se, si pasojë e aferës, demokracia e Maqedonisë po jeton ditët më të vështira.

Ai thotë se, nëse nuk ndërmerret diçka në përafrimin me demokracitë perëndimore, atëherë vendi rrezikon të diskreditohet ndërkombëtarisht.

Profesori Malevski thotë se përgjimet tregojnë se pushteti është jashtë çdo kontrolli.

“Ky është një mësim i madh që duhet mësuar në fund të këtij procesi. Çdo pushtet duhet të jetë domosdoshmërisht nën një kontroll demokratik. Sepse, mësimi i parë i demokracisë thotë se pushteti, sipas përkufizimit, korrupton bartësit e vet. Nga këtu del nevoja e domosdoshme për kontroll demokratik”, thotë Malevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *