Home / Lajme / Maqedoni / Përmbytjet kanë ndërprerë një pjesë të qarkullimit në Maqedoninë lindore

Përmbytjet kanë ndërprerë një pjesë të qarkullimit në Maqedoninë lindore

2 shkurt-Për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja, në drejtimin rrugor Rzhaniçino-Konjare e Poshtme ka ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve.

Përmbytjet nga reshjet e mëdha të shiut dhe nga shkrirja e borës e kanë ndërprerë dhe e kanë vështirësuar trafikun në një pjesë të akseve rrugore në Maqedoninë lindore.
Në aksin rrugor Vinicë – Berovë në kilometrin e 11-të dhe të 12-të në dy vende në gjatësi prej 20 metrave, qarkullimi zhvillohet nëpër një korsi për shkak të përmbytjeve dhe është vendosur sinjalizim adekuat, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Për shkak të shembjes së gurëve komunikacioni në aksin rrugor Koçan-Makedonska Kamenicë është ndërprerë. Automjetet orientohen në aksin rrugor Koçan-Vinicë-Dellçevë.

Në aksin rrugor Dellçevë-Makedonska Kamenicë në kilometrin e 14-të dhe 27-të në gjatësi prej 200 metra komunikacioni zhvillohet në një korsi.
Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë-Dibër. Për automjetet rekomandohet shfrytëzimi i pajisjeve dimërore. Për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja, në drejtimin rrugor Rzhaniçino-Konjare e Poshtme ka ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve.
Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish-Shtip është sanuar dhe qarkullimi zhvillohet në mënyrë të barabartë, nëpër një korsi.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa në disa vende me mbetje të borës. Reshje të dobëta të borës ka në Ohër.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. /MIA/

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *