Home / Lajme / Maqedoni / PLD-ja mbështeti vendimin e mbrëmshëm të LSDM-së, bombat shpërthejnë nga e hëna

PLD-ja mbështeti vendimin e mbrëmshëm të LSDM-së, bombat shpërthejnë nga e hëna

Shkup, 07 shkurt – Pas vendimit të Këshillit Qendror të LSDM-së, një natë më parë, sot edhe partitë e tjera opozitare shprehën mbështetjen për zbardhjen e të gjitha dokumenteve që posedon partia e Zaevit.

Lideri i opozitës Zoran Zaev konfirmoi edhe një herë se në fillim të javës së ardhshme do të fillojë t’i shpalos materialet rreth aferave korruptive të qeverisë. Pas vendimit të Këshillit Qendror të LSDM-së, një natë më parë, sot edhe partitë e tjera opozitare shprehën mbështetjen për zbardhjen e të gjitha dokumenteve që posedon partia e Zaevit.

“Me qëllim që të sjellin vendim të vërtetë, unë jam këtu prezent që t’ju informoj lidhur me detajet…materialet thamë se do t’i shpalosim në fillim të javës së ardhshme”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski ofroi mbështetjen e plotë të partisë së tij rreth demaskimit të mënyrës së qeverisjes së këtij pushteti, ndërkohë që dënoi përpjekjen e Prokurorisë që t’i pengojë mediat që t’i publikojë ato.

“E patë se tërë bashkësia ndërkombëtare është e habitur nga veprimet e Prokurorisë. Nëse këtë e bëjnë me urdhër të qeverisë, iu bëjmë thirrje që ta respektojnë të drejtën. Askush nuk ka të drejtë të ngulfattë të drejtën e shprehjes, ndaj mediat t’i publikojnë materialet që do ta diskreditojnë qeverinë dhe do të dëshmojnë mënyrën e deritanishme të qeverisjes së saj”, deklaroi Goran Milevski, kryetar i PLD-së.

Nga ana tjetër përpjekjet e kryeministri Gruevski që të zgjidhë problemet fillimisht me Sindikatën e mësimdhënësve dhe së fundmi me profesorët dhe studentët, sipas Milveskit dëshmojnë se Gruevski është në panik dhe përpiqet t’i zbut pakënaqësitë te qytetarët.

“Këto janë përpjekje në panik të kryeministrit që t’i shuaj të gjitha zjarret që u përhapën me qeverisjen e tij të papërgjegjshme… Ai mbrëmë nuk bëri asgjë që t’i pranojë kërkesat e profesorëve dhe studentëve por e shtyu afatin për zbatimin e tyre. Kryeministri është në panik dhe bën hapa që ta qetësojë situatën dhe të orientohet në një betejë se si ta ngulfattë opozitën në nxjerrjen e materialeve, por në këtë betejë nuk do të ketë sukses”, tha Goran Milevski, kryetar i PLD-së.

Një ditë më parë Këshilli Qendror i LSDM-së vendosi njëzëri që publikimi i bombave nën emrin “E vërteta për Maqedoninë” të fillojë nga dita e hënë. Konkluzionet e Këshillit parashikojnë: autorizimin e kryesisë së LSDM-së që të fillojë publikimin e dokumenteve të cilat dëshmojnë përgjimin sistematik të paligjshëm të mijëra qytetarëve, kontrollin e plotë dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe gjyqësore, mashtrimet dhe shkeljet zgjedhore dhe aferat korruptive të përfaqësuesve më të lartë shtetërorë; Këto dokumente konfirmojnë qëndrimet e LSDM-së dhe të një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar për presion të madh ndaj mediave dhe fjalës së lirë, kontroll i plotë i institucioneve shtetërore, nga ana e partisë në pushtet, gjyqësi e diktuar nga partia dhe shkelje e sundimit të së drejtës. Sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në Maqedoni, askush nuk ka të drejtë të pengojë publikimin e materialeve që dëshmojë krimin dhe keqpërdorimin nga Qeveria. Qëllimi i publikimit të këtyre dokumenteve është kthimi i lirisë dhe demokracisë në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *