Home / Lajme / Rajon / Policia serbe plaçkit emigrantët e Kosovës në Suboticë

Policia serbe plaçkit emigrantët e Kosovës në Suboticë

Policia serbe vazhdon të keqtrajtojë e me plaçkitë shtetas nga Kosova, të cilët i ka ndalë në Suboticë derisa po përpiqeshin për të kaluar kufirin Serbi-Hungari.

Një lexues i Koha.net (emri i njohur për redaksinë) tregon se Policia serbe i ka plaçkitur 49 emigrantë të Kosovës. Polica, sipas këtij lexuesi, emigrantëve ua ka marrë të gjitha paratë që ua ka gjetur.

“Mua mi kanë marrë 200 euro, ndërsa një familjes nga Malisheva ia kanë marrë 3400 euro”, ka thënë lexuesi.

Për të qenë ironia edhe më e madhe, Polica pastaj të plaçkiturve ua ka dhënë nga një dëshmi për gjoja dënim për kundërvajtje, sipas të cilës ata ishin dënuar me nga 5000 dinarë serbë (rreth 40 euro) dhe të gjithë ishin urdhëruar që brenda 48 orëve të braktisnin Serbinë. Policia u ka thënë se nëse nuk e zbatojnë këtë urdhër, mund të dënohen deri në tri vjet burg. /Koha/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *